Dua Lipa theu rekord botëror natën e mbrëmshme në Tiranë

Mediale Vip

Dua Lipa theu rekord botëror natën e mbrëmshme në Tiranë

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 17:51
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbajti mbrëmë në sheshin Skënderbej koncertin e fundit të turneut botëror “Future Nostalgia”, për nderë të ditës së flamurit.

Ylli shqiptar zgjodhi 28 Nëntorin, një datë shumë të rëndësishme për shqiptarët për të mbyllur turneun pas më shumë se 90 koncertesh.

Ndonëse nuk dihet ende pjesëmarrja e saktë, sipas faqes “Dua Lipa Today” kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë. Po kështu, sipas kësaj faqeje, këngëtarja shqiptare ka thyer rekord si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori.

“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, thuhet krahas postimit të kësaj faqeje.

Postimi është shpërndarë nga vetë këngëtarja.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat