Donna Dafi përçon frymë shqiptarie tek miqtë e saj ndërkombëtarë

Mediale Vip

Donna Dafi përçon frymë shqiptarie tek miqtë e saj ndërkombëtarë

Nga: M.L. Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 19:37
Donna Dafi

Këngëtarja e talentuar shqiptare që jeton në Gjermani, Donna Dafi po e vazhdon rrugëtimin e saj drejt “pushtimit” të skenës ndërkombëtare.

Hitet e saj si Me "Yas Bitch", “Telegram” e “Këlyshët e tigrit të bardhë” tashmë kanë debutuar suksesshëm.

E sado e suksesshme dhe e njohur që është, Dona Dafi nuk e harron asnjëherë prejardhjen e saj shqiptare.

Madje, frymën e shqiptarisë këtë 28 nëntor e përçoi edhe tek shoqëria e saj, e përbërë nga nacionalitete të ndryshme si gjermane, amerikane etj.

Image
Donna Dafi dhe shoqëria e saj për 28 nëntor

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Donna Dafi shihet bashkë me miqtë e saj duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar, ndërsa në përshkrim shkruan “Urime 28 nëntori”.

Kujtojmë se këngëtarja tashmë po bashkëpunon me produksione prestigjioze ndërkombëtare për të sjell hite të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat