Bebe Rexha duket e mrekullueshme në fustanin e zi

Mediale Vip

Bebe Rexha duket e mrekullueshme në fustanin e zi

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 13:45
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin megaloman të këngës së saj më të fundit, “I’m good (Blue)”.

Bashkëpunimi me David Guettan e ka rikthyer artisten në majë të top listave britanike dhe amerikane, gjersa është nominuar edhe për çmimin “Grammy”, në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.

Javë më parë, 33-vjeçarja performoi edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve American Music Awards 2022.

Në dy fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Rexha mund të shihet e veshur me një fustan të zi dhe të gjatë, me një shtresë të madhe me pupla te pjesa e kraharorit.

ImageNë mbishkrimin e imazheve, interpretuesja e hitit “I’m a mess” u shpreh se ky fustan ishte i mrekullueshëm, por që nuk u bë kurrë për një tapet të kuq.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat