Harry dhe Meghan me dokumentar, publikohet traileri

Mediale Vip

Harry dhe Meghan me dokumentar, publikohet traileri

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 19:13
Harry dhe Meghan

Është publikuar trajleri i dokumentuarit të Princit Harry dhe Meghan Markle. Në klipin e “Harry & Meghan”, siç titullohet dokumentari, shfaqen foto të çiftit nga pritja e dasmës, udhëtimi në Afrikë, por edhe nga paraqitja e tyre e fundit me familjen mbretërore para se të hiqnin dorë nga detyrat mbretërore.

Një nga pamjet në dokumentar tregon Meghan duke fshirë lotët.

“Pse keni dashur ta bëni këtë dokumentar? është pyetja që u kërkohet të përgjigjen.

“Askush nuk e sheh atë që ndodh pas dyerve të mbyllura,” përgjigjet Harry duke shtuar: “Më duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat