Doli pa asnjë çmim nga "Kënga Magjike 2022", Mariza Ikonomi e zhgënyer, merr vendimin e papritur

Mediale Vip

Doli pa asnjë çmim nga "Kënga Magjike 2022", Mariza Ikonomi e zhgënyer, merr vendimin e papritur

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 14:51
Mariza Ikonomi

Këngëtarja Mariza Ikonomi mori pjesë në “Kënga Magjike 2022”, por doli nga ky Festival pa asnjë çmim.Kënga e saj “Mama” në fakt është e dëgjuar në YouTube, “kokë më kokë” me këngën që mori çmimin e parë, “I Paftuar” nga Marsela Çibukaj.

Mariza ka bërë një postim të gjatë në profilin e saj në Instagram, ku është e lumtur për mirëpritjen nga publiku të këngës së saj, por duket se është mjaft e zhgënyer pasi shprehet se vështirë se do të marrë pjesë më në Festivale.

Postimi i plotë i këngëtares Mariza Ikonomi:

“Mama” ishte kenga qe une u paraqita kete vit ne “Kenga Magjike” .
Misioni im u krye me sukses .Vertet nuk mora asnje cmim por ama kam marr votat e zemrave tuaja qe ne fillimet e karrieres sime e deri me sot me kengen time te fundit. Fale jush publik i dashur une vazhdoj kendoj sepse ju jeni forca ime me e madhe . Cmimet per mua jane si flluskat e sapunit dhe kete e kam vertetuar shume heret por te lesh gjurme me muziken tende , tekstet, vokalin eshte ajo cfare kam synuar qe kur kam marr mikrofonin per here te pare kur isha vetem nje femije. Prandaj mos u merzisni per mua se nuk me dhane ate qe meritoja ashtu sic jeni shprehur edhe neper mesazhet tuaja sepse mua nuk me kane identifikuar asnjehere cmimet qe kam marr por jetegjatesia e kengeve dhe deshira per t’ju dhuruar nje copez shpirti nepermjet muzikes sime . Prandaj edhe ua dhurova kengen “Mama” sepse per mua eshte vlera me e shtrenjte dhe nuk ka cmim per te por vetem dashuri.

Nese do te kete nje festival tjeter kete nuk ua premtoj dot por kenge patjeter.

Pse jo , nje per baballaret kesaj here , se edhe ata i kemi shume te shtrenjte.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat