Nuk mori asnjë çmim në “Kënga Magjike”/ Mariza Ikonomi shprehet e zhgënjyer, këngëtarja merr vendimin e papritur

Mediale Vip

Nuk mori asnjë çmim në “Kënga Magjike”/ Mariza Ikonomi shprehet e zhgënjyer, këngëtarja merr vendimin e papritur

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 23:59
Mariza Ikonomi

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi mori pjesë këtë vit në “Kënga Magjike”, por doli nga ky Festival pa marrë asnjë çmim.

Kënga e saj  e titulluar “Mama”  ishte një nga më të dëgjuarat në YouTube, madje konkurronte fort me këngën fituese “I Paftuar” nga Marsela Çibukaj.

Së fundmi Mariza bëri një postim të gjatë në Instagramin e saj ku shprehej se ishte e lumtur se publiku e kishte pëlqyer këngën e saj. Këngëtarja shprehet se ndihet e zhgënjyër dhe nuk i premton dot fansave të saj se do të marrë pjesë sërish në Festivale.

Postimi i plote:

“Mama” ishte kenga qe une u paraqita kete vit ne “Kenga Magjike” .

Misioni im u krye me sukses .Vertet nuk mora asnje çmim por ama kam marrë votat e zemrave tuaja qe ne fillimet e karrieres sime e deri me sot me kengen time te fundit. Fale jush publik i dashur une vazhdoj kendoj sepse ju jeni forca ime me e madhe . Cmimet per mua jane si flluskat e sapunit dhe kete e kam vertetuar shume heret por te lesh gjurme me muziken tende , tekstet, vokalin eshte ajo cfare kam synuar qe kur kam marrë mikrofonin per here te pare kur isha vetem nje femije. Prandaj mos u merzisni per mua se nuk me dhane ate qe meritoja ashtu sic jeni shprehur edhe neper mesazhet tuaja sepse mua nuk me kane identifikuar asnjehere cmimet qe kam marrë por jetegjatesia e kengeve dhe deshira per t’ju dhuruar nje copez shpirti nepermjet muzikes sime . Prandaj edhe ua dhurova kengen “Mama” sepse per mua eshte vlera me e shtrenjte dhe nuk ka cmim per te por vetem dashuri

Nese do te kete nje festival tjeter kete nuk ua premtoj dot por kenge patjeter. Pse jo, nje per baballaret kesaj here, se edhe ata i kemi shume te shtrenjte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat