Klaudia Pepa befason me suksesin e saj si aktore

Mediale Vip

Klaudia Pepa befason me suksesin e saj si aktore

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 23:29
Klaudia Pepa

Balerina Klaudia Pepa, anëtare e jurisë se Dance Albania  tashmë ka nisur edhe një karrierë si aktore në Itali.

Gjithçka nisi me thriller-in “REVERSE”, i cili u prezantua ne Festivalin David di Donatello 2021.

Një vit më parë, Klaudia Pepa parakaloi ne Festivalin e Venecias, si konkurrente, si protagoniste e filmit NON DIRLO A NESSUNO.

Por filmi i tretë, “LIGHTS OFF”, me protagoniste Klaudia Pepa, duket se ka shënuar sukses absolut.

LIGHTS OFF është një film me metrazh të shkurtër, ku Klaudia merr pjesë si aktore dhe balerinë protagoniste. Rrugëtimi i këtij filmi ka qenë surprizues, i seleksionuar ne 6 festivale në Itali dhe jashtë saj, siç janë:

-Social World Film Festival

-Mediterraneo Festival Corto

-Golden Short Film Festival

-Paradise Film Festival

-Caltagirone Short Filmfest

Pikërisht në Best International Film Festival në Rumani, Klaudia Pepa ka marrë çmimin e nderit si “Best Actress”.

Ka qenë ky çmim lajmi i javës për Klaudian në median italiane dhe shqiptare. Gara e festivaleve për Klaudian dhe filmin vijon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat