Stresi ngacmon Gresën: Ku je nisur me këto provokime

Mediale Vip

Stresi ngacmon Gresën: Ku je nisur me këto provokime

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 07:04
Stresi, Andi dhe Gresa

Ngjarjet që po ndodhin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova janë bërë tashmë pjesë e përditshmërisë së shikuesve të spektaklit.

Reperi Stresi duket se ka vendosur të marrë rolin e berberit në shtëpinë e vëzhguar nga telekamerat.

Ai është parë duke rruar flokët e konkurrentit tjetër, Andi Artani, teksa pranë tyre ka kaluar në bikini edhe modelja Gresa Hoti.

Duke marrë vëmendjen e djemve me praninë e saj, modelja e cila jeton dhe vepron në Itali nuk ka kaluar pa u ngacmuar me një koment provokues nga djemtë.

Ka qenë reperi nga Shqipëria ai i cili i është drejtuar asaj duke i thënë: “Ku je nis me këto provokime, ti na del kështu”.

E njëjta iu ka sugjeruar djemve që të mos e shikojnë kur ajo kalon me një paraqitje të tillë, në mënyrë që të mos tundohen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat