Kush është aktorja që ndryshoi skenarin e filmit vetëm që të puthte Brad Pitt

Mediale Vip

Kush është aktorja që ndryshoi skenarin e filmit vetëm që të puthte Brad Pitt

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 16:27
Brad Pitt

Margot Robbie dhe Brad Pitt luajnë në filmin e ri ‘Babylon’, i cili do të shfaqet në kinema më 25 dhjetor. Çështja është se në kuadër të promovimit të filmit të ri, Margot Robbie foli si për “Babylon” dhe për bashkëpunimin e saj me Brad Pitt.

Mirëpo, Robbie, si shumë gra të tjera, vazhdojnë të ëndërrojnë një puthje me aktorin e famshëm. Madje, ajo zbuloi se skena me puthjen mes të dyve që shohim në film i takon asaj, pasi nuk ishte në skenar që në fillim.

Sipas Robbie, ajo gjithmonë ëndërronte të puthte Pitt, ndaj nuk e humbi rastin. Ajo iu afrua në mënyrë diskrete regjisorit Damien Chazelle dhe sugjeroi se do të ishte ideale nëse Brad dhe Robbie do të putheshin në kamera, duke plotësuar dëshirën e saj.

“Nuk ishte në skenar. Kur do të kem mundësinë të puth Brad Pitt? Unë thjesht do ta bëj”, ka rrëfyer ylli. Sa i përket reagimit të saj ndaj puthjes, Robbie theksoi: “Ishte shumë mirë!

Duke shpjeguar se si arriti të shtonte atë skenë të veçantë, aktorja e njohur shpjegoi: “Unë thashë, Damien, mendoj se Nelli do të shkojë dhe do të puth Jack dhe Damien më tha ‘mundet, oh prit! Ju thjesht dëshironi të puthni Brad Pitt!. Dhe unë i thashë “mirë, më padit mua”. Kjo mundësi mund të mos më jepet më”.

Pas dublës së parë, drejtori Damnien Chazelle u bind se kjo ishte lëvizja e duhur, kështu që ai i kërkoi ta ripërsërisnin: “Bëjeni përsëri. Kjo me të vërtetë funksionon!” vuri në dukje regjisori, ndërsa Robbie u përgjigj: “Ah, shkëlqyeshëm”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat