Rrëfehet Getinjo për vështirësitë ekonomike që ka kaluar

Mediale Vip

Rrëfehet Getinjo për vështirësitë ekonomike që ka kaluar

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 16:35
Getinjo

Reperi i njohur, Getinjo është në qendër të vëmendjes që pas hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Së fundmi, ai po diskutonte me banorët rreth temës për njerëzit që nuk duan të punojnë. Këtu Getinjo zbuloi se dikur nga kushtet e vështira ekonomike ishte detyruar të punonte në ndërtim. “Unë vet kam hapur kamarier, shankist(menaxher), kam lyer, e kam kapur hilltin (punëtor ndërtimi) në 6:00 të mëngjesit, e kam lëshuar në 8:00 të mbrëmjes”, u shpreh ndër të tjera reperi.

Në një tjetër moment ka qenë duke bërë një diskutim me banorët e shtëpisë, ai ka thënë ndër të tjera se bota sipas tij, është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët. Madje, deklarata e tij është bërë virale në rrjet. “Krejt e di unë shpjegimin e Gjeografisë që na kanë shpjeguar në shkollë, por unë nuk e besoj. Bota është e rrafshët dhe unë ende e mendoj, a din me sa njeriun kam bërë debate”, ka thënë ai.

Ndërkohë, edhe artisti Gjon Karrica i njohur ndryshe si Lugati, mbështeti deklaratën e Getinjos. Reperi Getinjo ka publikuar klipin e tij më të ri të titulluar “God”.

Ai u  shpjegoi banorëve  të gjitha sfidat që ka kaluar për të ardhur këtu ku është. Reperi po iu shpjegonte banorëve se ai është tejet i thjeshtë dhe që nuk i nevojitet të lavdërohet nëse sot ai i ka të gjitha.

Sipas tij qasja e komunikimit të tij  ishte e mirë gjithmonë me njerëz, pavarësisht famës që ka. Madje, ai u shpreh se nuk e ka pasur problem edhe nëse do i duhej të fshinte ndonjë studio që t’ia bënin ndonjë këngë falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat