Sam Asghari flet për herë të parë për fotot nudo të Britney Spears: 'Do doja të mos i postonte'

Mediale Vip

Sam Asghari flet për herë të parë për fotot nudo të Britney Spears: 'Do doja të mos i postonte'

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 18:22
Sam Asghari, Britney Spears

Sam Asghari ka treguar për herë të parë se çfarë mendon për fotot nudo që gruaj e tij, Britney Spears, poston në rrjetet sociale.

"I vetmi person në botë që bullizohet për postimin e gjërave të tilla," komentoi aktori 28 vjeçar, në Instagram të premten përpara se të pranonte: "Unë personalisht do preferoja që ajo të mos i postonte kurrë këto foto, por kush jam unë për të kontrolluar dikë që ka qenë nën një mikroskop dhe u kontrollua për pjesën më të madhe të jetës së saj.”

Asghari ndau qëndrimin e tij pasi Spears postoi në Instagram disa foto topless të saj me emoji dhe flokët që mbulonin gjoksin e saj të zhveshur.

“Stop! Te lutem ndal! Liria nuk është kur heq rrobat. Vishuni dhe flisni për veten tuaj me një mendje të qetë”, shkroi një fans.

Një tjetër shtoi “Diçka nuk është në rregull! Kush po merret me këtë llogari? Dhe a nuk ka një datë tjetër gjyqi së shpejti? Dikush po ngatërrohet me të. Jo normale. Pse Sam thotë se "media mund të jetë shumë traumatizuese", por ju jeni në rregull me këtë?"

Kjo është hera e parë që Sam lë të kuptohet për një pakënaqësi për fotot e zhveshura të Spears.

Spears dhe Asghari u martuan në qershor.

Para se të martoheshin, çifti ishin në lidhje për pesë vjet. Ata u martuan vetëm pasi kujdestaria ndaj Britney u ndërpre në nëntor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat