Juli dhe Mbresa kanë pasur një debat mes tyre në Big Brother Prime, për shkak të qumështit.
Juli tha se Mbresa ka porositur shumë gjëra me një buxhet prej 20 përqind.
Mbresa e akuzoi Julin se është treguar duarshtrënguar, pasi i ka thënë që ta përdorë qumështin e saj për të bërë trileqe për të gjithë, diçka që sipas saj kushton pak më shumë se një euro.
Ndërkohë, Juli tha se e ka bërë këtë pasi kanë vetëm edhe dy litra qumësht për tri ditët e ardhshme.