Mesazhi i Wandas për Icardin: Të fal gjithçka përveç asaj që …

Mediale Vip

Mesazhi i Wandas për Icardin: Të fal gjithçka përveç asaj që …

Më: 19 janar 2023 Në ora: 14:31
Wanda Nara

Wanda Nara është ende në Buenos Aires, në shoqërinë e fëmijëve të saj dhe sigurisht të miliona ndjekësve që e ndjekin në Instagram. Me ta ndan një pjesë të jetës së saj dhe shpesh pranon të ndërveprojë duke iu përgjigjur edhe pyetjeve shumë intime.

Pas kaq shumë vitesh që ishte gjithmonë gruaja e dikujt, Wanda vendosi të marrë pak kohë për të zbuluar se si është të jesh vetëm me veten. Në rrjetet sociale kuptohet reflektimi i saj, teksa rikthehet të flasë edhe për Mauro Icardin.

Fjalët e Wanda Narës sugjerojnë një reflektim për marrëdhënien me sulmuesin e Galatasaray: “Të fal gjithçka, përveç asaj që e dije se do të më lëndonte dhe që vendose ta bëje gjithsesi”.

“Që prej tetorit jam beqare dhe po argëtohem”. Kështu iu është përgjigjur ndjekësve të shumtë në rrjetet sociale Wanda Nara përmes Instagramit.

Ata kanë qenë kuriozë të mësojnë situatën aktuale të marrëdhënies së saj. Asnjë rikthim me Mauro Icardin, pavarësisht udhëtimit romantik në Maldive dhe tentativave të shumta për pajtim nga futbollisti i Galatasaray.

Wanda përsëriti se ishte vetëm, duke mohuar kështu edhe thashethemet e periudhës së fundit që e duan gjithnjë e më pranë reperit 22-vjeçar L-Gante, i cili ka njohur motrën dhe babanë e Narës.

Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të fansave të saj, Wanda Nara zbuloi edhe “skicën” e mashkullit të saj ideal: “Ai duhet të jetë inteligjent, i apasionuar pas asaj që bën, duhet të jetë një hamshor, person i pjekur dhe i sigurt që kujdeset për mua. Të më respektojë dhe befasojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat