Britney Spears thotë se fansat e saj e tepruan këtë herë: Çfarë ndodhi?

Mediale Vip

Britney Spears thotë se fansat e saj e tepruan këtë herë: Çfarë ndodhi?

Më: 28 janar 2023 Në ora: 06:32
Britney Spears

Britney Spears mendon se fansat e saj e tepruan duke telefonuar policinë dhe duke i kërkuar të kryejnë një kontroll në shtëpinë e saj.

"Siç e dinë të gjithë, policia erdhi në shtëpinë time për shkak të një telefonate,” shkroi ajo në Teitter. “I dua dhe i adhuroj fansat e mi, por këtë herë gjërat u tepruan dhe privatësia ime u cenua.”

Spears vuri në dukje se policia "nuk hyri kurrë" në shtëpinë e saj dhe, pasi mbërriti atje, "kuptoi se nuk kishte asnjë problem dhe u largua menjëherë.”

Këngëtarja shtoi se ishte ndjerë “e ngacmuar”. “Gjatë kësaj periudhe të jetës sime, me të vërtetë shpresoj se publiku dhe fansat e mi, për të cilët më intereson kaq shumë, të mund të respektojnë privatësinë time. Me dashuri, B.” përfundoi Spears.

Britney shqetësoi adhuruesit e saj të mërkurën pasi çaktivizoi llogarinë në Instagram pa lajmëruar – duke bërë që shumë njerëz të merakoseshin dhe të telefonin policinë.

Kjo nuk është hera e parë që Britney largohet përkohësisht nga rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat