“Jepi ‘Noizyt’ 600 mijë euro”, detaji interesant nga përgjimet e bandës shqiptare

Mediale Vip

“Jepi ‘Noizyt’ 600 mijë euro”, detaji interesant nga përgjimet e bandës shqiptare

Më: 28 janar 2023 Në ora: 14:13
Noizy

Një tjetër detaj interesant del nga përgjimet e dosjes së bandës shqiptare e cila u shkatërrua nga operacioni i Guardia di Finanza në bashkëpunim me SPAK që finalizuan më datë 26 janar dhe që çoi goditjen e një bande kriminale shqiptaro-italiane që kishte tregtuar një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të BE-së.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv nga përgjimet është regjistruar një bisedë mes dy anëtarëve të organizatës, përkatësisht Enkeleda Bakalli dhe Rexhep Dallupi, ku ky i fundit i thotë se furnizuesi i kreut të organizatës, Emirjan Beu, me pseudonimin Noizy, duhet të marrë një pagesë prej 600 mijë eurosh.

Rexhep Dallupi: Nuk është ashtu, se ai (Alfred Luli) punonte dhe fitonte…i pëlqente, mori lekë, dmth Noizy (Emirjan Beu) nga (Alfred Luli) dmth ai çuni tjetër (furnizuesi i Noizy-t) ka për të marrë 500-600 mijë euro. Noizy po më thoshte një ditë “u futa në telashe me robin tim (me furnitorin) prej atij (prej Alfred Lulit) dhe ai tha (furnizuesi) që e vret, por unë nuk ia thash këtë.

Fillojnë të flasin përsëri për Rrustemajn dhe gruan që erdhi të rrinte 2-3 ditë me të. Pastaj flasin për Ervinin duke thënë se është një djalë modest dhe me këmbë në tokë, ndryshe nga buzëviçi, dhëndri i Noizyt, që shet mend dhe si i tillë mbylli punën.

Enkeleda Bakalli: Po për atë zemra ke marrë vesh gjë? (Për Alfred Lulin)

Rexhep Dallupi: Jo nuk kam takuar asnjë, kë të takoja?

Enkeleda Bakalli: Më vjen keq për atë (Luli Alfred) është djalë i mirë, na e ulte

Rexhep Dallupi: Po është i mirë, të paktën të takoja vëllain e tij (Gjergji Luli) po nuk i kam numrin e telefonit t’i jepja 500 euro për t’ia çuar atij për ta respektuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat