Martohet Marc Anthony, shqetësohet ishi- JLo

Mediale Vip

Martohet Marc Anthony, shqetësohet ishi- JLo

Më: 30 janar 2023 Në ora: 06:25
Marc Anthony

Artisti Marc Anthony është martuar për herë të katërt me ish-konkurrenten e “Miss Universe” Nadia Ferreira.

54-vjeçari dhe partnerja e tij 23-vjeçare organizuan një ceremoni luksoze ku të pranishëm ishin shumë yje të showbizit si Maluma, David Beckham dhe Romeo Santos.

Ajo çfarë ra në sy në ceremoninë e dasmës ishte mungesa e ish-bashkëshortes së muzikantit Jennifer Lopez dhe binjakët e ish-çiftit Emme dhe Max.

Edhe pse artistët kanë një marrëdhënie të mirë për shkak të fëmijëve të tyre, Jennifer Lopez nuk e mirëpriti lajmin e dasmës së ish-partnerit të saj.

Mediat e huaja shkruajnë se artistes nuk i ka pëlqyer fakti që ish-partneri i saj i propozoi Ferreira-s pas vetëm gjashtë muajsh lidhje.

Shqetësimi i Lopez për modelen ka të bëjë me faktin se paraguaianja do të ketë marrëdhënie me fëmijët  e saj dhe ajo nuk është e gatshme t’i lërë ata vetëm me askënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat