Artani tregon se Cima ishte kërcënuar disa herë me jetë: Një herë e therën me thikë

Mediale Vip

Artani tregon se Cima ishte kërcënuar disa herë me jetë: Një herë e therën me thikë

Më: 30 janar 2023 Në ora: 18:27
Artan Thaçi

Artan Thaçi po vazhdon rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova kur janë bërë gati dy muaj që nga fillimi i spektaklit.

Djali i humoristi të ndjerë, Rasim Thaçi-Cima ka treguar një anën tjetër për publikun duke shfaqur personalitetin e tij ndërsa jo rrallë herë ka folur edhe për aktorin.

Edhe sot (e hënë) Artani ka rrëfyer një histori të Cimës dhe ndërsa po bisedonte me banorin e ri nga Shqipëria, Brunon ai tha se humoristi ishte kërcënuar disa herë me jetë.

Artani tregoi se aktori në një rast edhe ishte therur me thikë përpara shtëpisë së tyre.

“Babai im është kërcënuar disa herë me jetë, një herë e kanë therë me thikë, ka ndodhur para shtëpisë sapo ka dalur nga makina, unë isha në shtëpi, ai ka  arritur të vijë deri lart duke thënë eja se më kanë therur, sikur ma ka ndje shpirti kur i ka rënë ziles së shtëpisë, e kam dërguar menjëherë në spital”, ka treguar Artani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat