Shqipëria do të prezantohet në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2023’

Mediale Vip

Shqipëria do të prezantohet në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2023’

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 00:02
Albina dhe Familja Kelmend

‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit.

Të martën, festivali evropian publikoi listat e shteteve përkatëse që do të performojnë në dy netët gjysmëfinale.

Shqipëria sipas shortit është vendosur të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të 11 majit, në të cilën do të garojnë plot 16 shtete.

Krahas Shqipërisë, në natën e dytë prezantohen shtetet: Armenia, Qipro, Rumania, Danimarka, Belgjika, Islanda, Greqia, Estonia, Australia, Austria, Lituania, San Marino, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Polonia.

Ndërsa në natën e parë garojnë 17 shtete të cilat janë: Serbia, Letonia, Irlanda, Norvegjia, Portugalia, Kroacia, Malta, Suedia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Holanda, Finlanda, Azerbajxhani dhe Republika Çeke.

Vetëm 10 shtete nga nata e parë dhe 10 shtete nga nata e dytë do të kualifikohen në finalen e madhe të 13 majit.

Njëzet finalistëve nga dy netët gjysmëfinale, iu bashkëngjiten pesë shtetet e përhershme finaliste (Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania) si dhe shteti fitues i vitit të kaluar (Ukraina), të cilët plotësojnë listën e 26 shteteve finaliste.

Shqipëria sivjet përfaqësohet në Eurovision nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat