Adele shpërthen në lot në mes të koncertit, çfarë ndodhi gjatë performancës?

Mediale Vip

Adele shpërthen në lot në mes të koncertit, çfarë ndodhi gjatë performancës?

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 09:33
Adele

Së fundmi në një koncert të sajin në Las Vegas, Adele vuri re se në mes të turmës ishte një burrë që nuk po e regjistronte si të tjerët performancën e saj, por po mbante telefonin e ngritur, ku shfaqjes fotoja e gruas së tij, në një farë mënyre duke i “treguar” shfaqjen asaj. 

Adele u pa shumë e prekur dhe vendosi t’ja dedikojë performancën burrit, duke i shprehur: “Po ecja në mes të turmës dhe pashë diçka që do të doja ta shihnit edhe ju.

Pashë një burrë, i cili është atje, duke mbajtur telefonin sipër. Mendoj se ishte gruaja e tij në ekran dhe kjo më preku shumë. 

Më vjen shumë keq për humbjen tënde dhe nuk e dija që po i tregoje performancën, derisa erdha këtu sipër”- tha Adele e përlotur, teksa zbuloi se në fakt bashkëshortja e burrit ishte ndarë nga jeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat