Vedati: Dua të ballafaqohem me ndjenjat e mija dhe gjenerata të ndryshme, s’jam këtu të bëj humor

Mediale Vip

Vedati: Dua të ballafaqohem me ndjenjat e mija dhe gjenerata të ndryshme, s’jam këtu të bëj humor

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 00:52
Vedat

Gjashtë banorët e nominuar të Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të shijojnë darkën e shtruar enkas për ta, përderisa po iu përgjigjen pyetjeve të formuluara nga konkurrentët e tyre të pa nominuar.

“A mendon se mund të arrish në finale duke bërë humor pasi publiku të njeh, a ke diçka tjetër për të dhënë përveç humorit?”, ishte një nga pyetjet drejtuar Vedatit.

“Humorin e kam lënë jashtë, të qenurit aktor është një kualitet tjetër të cilin e posedoj unë. Duke pasur parasysh se jam aktor që 23 vite, operoj në këtë fushë dhe kam bagazhin tim artistik”, ka thënë Vedati.

“Këtu nuk jam duke aktruar aspak, jam Vedati origjinal dhe e kam rrezikuar ndoshta karrierën time jashtë. Më i pasur jam me karrierën jashtë se sa për një lojë këtu. Arsyeja që unë kam ardhur këtu është të ballafaqohem me ndjenjat e mia, me njerëz të gjeneratave të ndryshme. Kjo më pëlqen në këtë format të Big Brother VIP Kosova”, ka shtuar ai.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat