Mamaja e Dwayne Johnson pëson një aksident të rëndë, aktori bën deklaratën prekëse

Mediale Vip

Mamaja e Dwayne Johnson pëson një aksident të rëndë, aktori bën deklaratën prekëse

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 23:08
Dwayne Johnson me nënën

Dwayne ‘The Rock’ Johnson ka zbuluar së fundmi se nëna e tij i ka mbijetuar një aksidenti të rëndë me makinë. Përplasja në të cilën ajo u përfshi, ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Los Angeles, ku aktori i njohur theksoi se mamaja e tij shpëtoi për mrekulli.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, aktori postoi një foto të makinës ‘Cadillac Escalade’ të kuqe të përplasur, teksa krahas saj shprehu mirënjohjen e tij ndaj Zotit që e ëma i shpëtoi lëndimeve të rënda.

“Faleminderit Zot, ajo është mirë”, ka shkruar The Rock në rrjetet sociale.

 “Engjëjt mbrojtës e vëzhguan nënën time teksa ajo u përfshi në një aksident automobilistik mbrëmë vonë.

Ajo do të mbijetojë dhe do të vazhdojë të qëndrojë. Kjo grua i ka mbijetuar kancerit të mushkërive, martesës së vështirë, përplasjes kokë më kokë me një shofer të dehur dhe tentativës për vetëvrasje. Ajo është një e mbijetuar, në mënyra që i bëjnë engjëjt dhe mrekullitë reale.”

Johnson vazhdoi të falënderojë policinë për ndihmën e tyre pas aksidentit dhe zbuloi se ajo është prindi i vetëm që i ka mbetur.

“Faleminderit LAPD & LAFD që jeni kaq të kujdesshëm dhe të fokusuar,”shtoi Johnson .

“Më ka mbetur një prind, kështu që nëse ende ke mamin dhe babin, sigurohu që t’i përqafosh fort, sepse nuk e di se kur do ta marrësh atë telefonatë në orën 3 të mëngjesit që nuk duam ta marrim kurrë.”

Babai i tij Rocky Johnson , u nda nga jeta në vitin 2020 në moshën 75-vjeçare.

Image
Postimi i Dwayne Johnson
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat