Si u shantazhua Efi me ‘pullë të kuqe’ dhe lidhja me ekonomistin e njohur

Mediale Vip

Si u shantazhua Efi me ‘pullë të kuqe’ dhe lidhja me ekonomistin e njohur

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 21:10
Efi

Prej më shumë sesa një muaji, Efi përjetoi eksperiencën e saj në “Big Brother Vip”. Dhe duhet thënë se kjo eksperiencë nuk ka qenë aspak e lehtë për ish-konkurrenten e “Përputhen”.

Pas dinamikave të ndryshme, thuajse i gjithë opinion publik u bashkua me të, kur Olta kërcënoi se kishte materiale për të që mund ta nxirrnin jashtë.

Edhe asaj tjetrës, Efit, i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë”, ishte kërcënimi i hapur i Oltës, i cili me gjasa i referohet një video +18 të ish-konkurrentes të “Përputhen”, e cila po qarkullon në “WhatsApp”.

Image
Efi

Bëhet fjalë për një video +18, të cilën Efi e ka regjistruar vetë dhe ia ka nisur dikujt, që pabesisht e ka publikuar. E duket se menjëherë pas kësaj deklaratë të aktores, realisht videoja është publikuar.

Ndonëse prej muajsh regjistrimi bënte xhiro nëpër Tiranë, mediat nuk e kishin publikuar. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, një reper i ri është personi që ka shpërndarë videon e Efit. Ndër të tjera, djaloshi në fjalë është edhe miku i Stresit.

Mes tij dhe Efit ka pasur një marrëdhënie të shkurtër dhe fill pas distancimit të tyre, djali në fjalë ka nisur t’i bëjë shantazh edhe me videon. U duk se e gjithë kjo histori ishte harruar, deri kur Olta Gixhari e kërcënoi me gjasa pasi ka pasur dijeni për regjistrimin.

Ndonëse të shumtë ishin figurat publike që e mbështetën Efin, disa media e bënë publike regjistrimin. Sakaq, ka ardhur dhe reagimi i shoqes së ngushtë të Efit, Mikelës, e cila u eliminua disa javë më parë nga “BBVIP”.

Me anë të një videoje në “InstaStory”, ajo ironizoi deklaratën e aktores ku shprehej se nëse ajo kishte “As-a” në dorë, atëherë për Oltën ka “dy Joker-a”. Pra, duke lënë të nënkuptonte se informacionet që Mikela ka për aktoren janë më të forta dhe që mund ta dëmtojnë atë.

E kam parë, si gjithmonë nuk surprizohem nga Olta që është supermashtruese. Më vjen keq që nuk e kam përballë që t’i them, ‘nëse ti Olta paske As-a nën mëngë për Kiarën dhe Efin, më lejo të të them që për ty kam dy ‘Joker’-a në dorë”, tha Mikela.

Nga ana tjetër, Efi duket e pashqetësuar për gjithçka ka lënë pas, duke e pasur fokusin vetëm te dashuria e re. Edhe pse një apo dy herë ka përmendur faktin që është e lidhur me dikë jashtë, Efi nuk ka dhënë më tepër detaje.

Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë. Efi nuk ndau me Luizin dhe Nitën asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj.

Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist. Madje në një bisedë mes të dyve, Efi u shpreh se për partnerin e saj është folur disa herë në shtëpi me emër dhe mbiemër.

Duket se partneri i ri i Efit është një personalitet në fushën e ekonomisë dhe një figurë publike për ekranet shqiptare. Duke qenë se kjo lidhje është në hapat e para, ajo ka preferuar ta mbajë sa më diskret identitetin e tij, të paktën sa lidhja e tyre të konsolidohet.

Si një natyrë hermetike, shpesh ajo ka bërë kompromis duke zbuluar se është i dashuri i ri që e përkëdhel edhe me dhurata herë pas here, duke i ofruar një jetë më të mirë.

E duket se Efi ka hedhur pas krahëve njëherë e mirë historinë e shantazhit me videon e fortë, duke vijuar historinë e re të dashurisë me ekonomistin e famshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat