Nën ritmin e muzikës – Kiara dhe Luizi nuk ngopen me puthje

Mediale Vip

Nën ritmin e muzikës – Kiara dhe Luizi nuk ngopen me puthje

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 12:35
Kiara dhe Luizi

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania tashmë është krijuar çifti i parë.

Këngëtari Luiz Ejlli më në fund arriti që të fitonte zemrën e moderatores, Kiara Tito, për të cilën shprehu pëlqimin që në ditët e para të ‘realiy-show’-të.

Dyshja që vetëm pak ditë më parë shkëmbyen puthje e parë gjatë një ceremoni ‘martesore’ që zhvilluan në kuadër të lojës, tani nuk ndahen nga njëri-tjetrin.

Të gjithë banorët mbrëmë (e diel) janë bërë bashkë për të festuar e vallëzuar në oborrin e shtëpisë nën volumin e muzikës.

Teksa po vallëzonin së bashku, Kiara dhe Luizi janë ngacmuar vazhdimisht ku edhe nuk kanë munguar puthjet e shumta plot afsh.

Dyshja ndërkohë, në spektaklin e së shtunës i shpëtuan një nominim të përbashkët me Efi Dhedhes, kjo e fundit u eliminua gjë e cila edhe ka shkaktuar reagime të shumta duke u konsideruar vendim i padrejtë.

Vet Luizi ka pranuar se për vazhdimin e lojës së tij më shumë do i nevojitej Efi si aleate pasi lidhja me Kiarën është në dëm të rrugëtimin të tij.

Ndërkohë, tashmë me 11 banorë të mbetur aktualisht po përflitet që shumë shpejt do të ketë hyrje të reja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat