Luizi lë pas Donaldin, thyen rekordin e fundit të vendosur nga ai

Mediale Vip

Luizi lë pas Donaldin, thyen rekordin e fundit të vendosur nga ai

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 20:48
Luizi dhe Donaldi

Edhe vitin e kaluar por edhe këtë vit, shumë personazhe kanë marrë një “bum” të madh nga “Big Brother Vip”.

Përmendim vjet Donald Veshajn i cili bëri bujë të madhe si fillim me lojën e tij në “BBV”, më pas me puthjen e tij me Bora Zemanin dhe më vonë me historinë që krijoi brenda shtëpisë me Beatrix Ramosajn.

Në çdo tavolinë flitej për të dhe rrjeti ishte i mbushur me video dhe fanpage të tij.

Moderatori theu edhe shumë rekorde shikueshmërie, rekorde të cilat sot po vazhdojnë të thyhen nga Luiz Ejlli.

Fenomeni i “BBV” këtë vit ka arritur që kapërcejë shumë shifra të vendosura vjet nga Donaldi.

Këngëtari si fillim theu rekordin e mbajtur nga Donaldi si personazhi shqiptar më i kërkuar në “Google”. Luizit iu më pak se një muaj brenda shtëpisë për ta thyer këtë rekord. Ejlli gjithashtu fitoi 400 mijë ndjekës brenda një muaj në Instagram. Ai sot numëron plot 420 ndjekës deri tani në këtë olatformë, ndërsa Donaldi ndiqet nga 348 mijë ndjekës në Instagram.

Së fundmi Luizi ka thyer edhe rekordin e fundit të mbajtur nga Donaldi, bëhet fjalë për atë të banorit të “BBV” me më shumë klikime në “Tik Tok”. Veshaj numëron mbi 1.3 bilion shikime, ndërsa Luiz Ejlli mbi 1.5 bilion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat