Flet nëna e Luiz Ejlli, krenar për djalin e saj

Mediale Vip

Flet nëna e Luiz Ejlli, krenar për djalin e saj

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 00:24
Luizi

Ai është pa diskutim personazhi më i diskutuar i momentit, aq sa nuk e ekzagjerojmë aspak nëse themi se prej disa javësh njerëzit flenë dhe zgjohen me Luiz Ejllit, dhe jo vetëm në sensin metaforik siç po mendoni.

Këngëtari i njohur nga Shkodra, fitues i edicionit të parë të spektaklit të “Ethet e së premtes mbrëma” është bërë pjesë e “Big Brother Vip Albania”, duke u shndërruar kësisoj në sensacionin e vërtetë të këtij reality show.

Për të kanë folur miqtë, kolegët, por sot ishte radha e nënës së tij që të tregonte si po e përjeton aventurën e re të të birit.

Ajo ka folur live në telefon me moderatoren Fjodora Fjora, ndërkohë që kjo e fundit po prezantonte ” Ditë pas dite”.

Kjo është hera e parë që nëna e Luizit reagon për djalin e saj duke hedhur poshtë edhe thashethemet se nuk flet me të.

Sipas moderatores Fjodora Fjora nëna e Luizit ka thënë që është shumë e lumtur për të, që “Big Brother” është një luftë nervash dhe të gjithë duan të fitojnë, por që ajo ia uronte me zemër djalit të saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat