Eleni Foureira bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

Eleni Foureira bëhet nënë për herë të parë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 23:05
Eleni Foureira

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja, e cila ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Greqi, solli në jetë foshnjen e saj ditën e sotme.

Mediat greke raportojnë se ajo dhe partneri i saj, Alberto Botia, janë bërë prindër të një djali.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e këngëtares për lajmin e ëmbël. Kujtojmë që këngëtarja konfirmoi se do të bëhej nënë në Nëntor, pas shumë javësh spekulimesh.

Ajo ndau një fotografi ku shihej e shtrirë në shtrat me partnerin e saj, ku pranuar lajmet që qarkullonin prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat