Ky është filmi që ka 11 nominime për Oscar

Mediale Vip

Ky është filmi që ka 11 nominime për Oscar

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 13:59
“Everything Everywhere All at Once”

Nominimet për Oscar sollën një listë filmash shumë të mirë dhe ndër ta, na ra në sy “Everything Everywhere All at Once”, i cili ka 11 nominime për Oscar.

Filmi është i zhanrit komedi absurde me paak dramë, e shkruar nga Daniel Këan dhe me regji të Daniel Scheinert. Subjekti flet për një grua kinezo-amerikane (Evelyn), emigrante, e cila zbulon se mund të depërtojë në universe paralele, për të parandaluar një qenie të fuqishme, që të shkatërrojë unviersin.

Filmi mbart elemente të komedisë surreale, shkencës, fantazisë, arteve marciale dhe animim.

Filmi rrëfen historinë e një gruaje që është zhvendosur në Amerikë 20 vite më parë, së bashku me bashkëshortin. Ata kanë një vajzë të quajtur Joy, e cila do që e ëma të pranojë të dashurën e saj, Becky, e cila nuk ka origjinë kineze.

Shumë shpejt, gruaja përfshihet në një situatë ku teknologjia ndihmon njerëzit të kalojnë nga një univers në tjetrin. Multiuniversi po përballet me një rrezik shumë të madh dhe gruaja duhet ta shpëtojë atë.

Evelyn bashkëpunon me teknologjinë për të mposhtuar armiqtë dhe për të shpëtuar njerëzimin dhe jo vetëm.

Historia mund të të duket shumë alla shkencë dhe Marvel, por na lejo të të themi që është e mbushur me super situate komike dhe humor të zi, që reflekton jetesën e emigrantëve në Amerikë.

Filozofia e filmit është që të tregojë historinë e grave dhe nënave që kalojnë në supermarkete pa u vënë re. “Ato kurrë s’kanë pasur zë. Kurrë nuk kanë qenë superheroina”, u shpreh Michelle Yeoh, e cila luan edhe rolin e Evelyn.

Kasti kryesor:

Michelle Yeoh, Stephanie Hsu, Ke Huy Quan, James Hong, Jamie Lee Curtis, Jenny Slate, Harry Shum Jr.

Pse duhet ta shohësh?

Sepse nuk ke parë kurrë diçka të tillë! Na beso!

Diversiteti është fantastik!

Është nominuar për plot 11 Oscars!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat