Zbulohen përgjimet e planit të produksionit: Keisi futet me qëllimin të ndajë Kiarën nga Luizi

Mediale Vip

Zbulohen përgjimet e planit të produksionit: Keisi futet me qëllimin të ndajë Kiarën nga Luizi

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 14:21
Keisi Medini, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

Të martën, tre konkurrentë të rinj iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP” për të ndryshuar ujërat e lojës.

Keisi Medini, Tan Brahimi dhe Bledi Mane ishin tre emrat që iu bashkuan banorëve të vjetër, duke “shqetësuar” disa prej banorëve e duke gëzuar disa prej tyre.

Vajza e Sabianit, Keisi Medini, u shpreh që në klipin prezantues se konkurrentja që simpatizonte më shumë ishte Kiara, duke u afruar menjëherë me të sapo hyri në shtëpi.

U duk sikur vajzat nisën një miqësi, mirëpo produksioni paska të tjera plane për Keisin.

Ajo është detyruar prej tyre jo vetëm të afrohet me Kiarën por edhe t’i bëjë pyetjen që do të prishë ekuilibrat e marrëdhënies së tyre: “Je e sigurt për lidhjen që ke me Luizin? Po sikur ai të ketë dikë tjetër jashtë?”

Si një person që e ka parë situatën nga jashtë, di çfarë bëhet në shtëpi dhe ka informacion për jetën jashtë të banorëve, është e pritshme që Kiara t’i besojë fjalëve të Keisit dhe të dyshojë për marrëdhënien e saj me Luizin.

Kështu, produksioni do të përdorë fare thjeshtë për klikime dramat e marrëdhënies së dy të rinjve, siç ka bërë gjithmonë me çdo çift në reality show.

Video KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat