“Është në depresion të thellë”, Britney Spears shqetëson të afërmit e saj

Mediale Vip

“Është në depresion të thellë”, Britney Spears shqetëson të afërmit e saj

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 23:59
Britney Spears

“Të gjithë janë të shqetësuar për të sepse është në depresion të thellë”.

Kështu thonë për “Daily Mail” burime të afërta me Britney Spears, e cila po kalon një gjendje aspak të mirë për faktin se djemtë e saj, 17-vjeçari Sean Preston dhe 16-vjeçari Jayden James nuk duan që ta takojnë nënën e tyre.

“Britney nuk është mirë. Nuk është si më parë dhe më dhimbset kur e shoh kështu”, shton i njëjtin burim.

Djemtë e Britney Spears prej disa vitesh jetojnë me babain e tyre, Kevin Federline, në Calabasas.

Problemi është se ajo është shumë e trishtuar që djemtë nuk duan ta takojnë, ndihet shumë keq. Është nënë e dy djemve dhe nuk i sheh kurrë ata, mendoj se çdo nënë do të ndihej tmerrësisht keq”, thekson burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat