E konfirmuar/ Luana do të moderojë programin e nxehtë

Mediale Vip

E konfirmuar/ Luana do të moderojë programin e nxehtë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 12:05
Luana Vjollca

Shumë shpejt, në Shqipëri do të vijë program “Love Island” (“Ishulli i dashurisë”) dhe është konfirmuar se moderatorja do të jetë Luana Vjollca.

Në puntatën e djeshme dhe të fundit të “Zemër Luana” për këtë sezon, Luana e konfirmoi se po, do të jetë ajo moderatorja, pas pyetjes që i bëri Olsi Bylyku.

“Luana, përflitet se menjëherë pas “Zemër Luana” do të vish me një projekt mjaft të pëlqyer nga të gjithë, i cili do të thyejë rekorde. Ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë cili do të jetë projekti i radhës?”, e pyeti Olsi.

“Projekti për të cilën e keni fjalën dhe që ka qarkulluar gjithandej, mendoj që një projekt i nxehtë dhe i zjarrtë si ai, meriton edhe një kohë të nxehtë dhe të zjarrtë, kështu që duhet të kalojnë edhe ca të diela”, tha Luana Vjollca, duke nënkuptuar se do të nisë në verë.

“Love Island” do të vijë në Shqipëri në TV Klan dhe do të ndahet në dy sezone. Ky është një program i suksesshëm dhe me tepër ndikim në Britani.

Formula e programit është e tillë: Një grup konkurrentësh, të cilësuar si “ishullorë”, do të jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera.

Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para. Çifti fitues i përgjithshëm merr një total prej £50,000. (Çmimi për në Shqipëri, ende nuk është konfirmuar).

Çdo banor që mbetet single, eliminohet. Konkurrentët mund të eliminohen edhe përmes votimit të publikut. Ata përballen me lojëra dhe sfida, të krijuara për të testuar aftësitë fizike dhe mendore. Në fund të sezonit, publiku voton për të përcaktuar çiftin fitues.

“Love Island” u bë emisioni më i ndjekur i ITV në historinë e rrjetit në vitin 2018, ndërsa që prej vitit 2020 ka qenë emisioni televiziv më i ndjekur nga audienca 16-34 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat