Alaudin Hamiti zbulon se ish banorët e BBVK-së do të rikthehen në shtëpi gjatë fundjavës

Mediale Vip

Alaudin Hamiti zbulon se ish banorët e BBVK-së do të rikthehen në shtëpi gjatë fundjavës

Më: 10 mars 2023 Në ora: 00:57
Alaudin Hamiti

Prezantuesi i spektaklit të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti me një dozë të kufizuar, ka ndarë me ndjekësit disa detaje rreth Prime të nesërm, por edhe mbi fundjavën në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Hamiti ka thënë se Prime i nesërm do të jetë i mbushur me surpriza dhe emocione, derisa ka zbuluar se ish konkurrentët e këtij formati, tanimë të eliminuar, do të rikthehen në shtëpi gjatë kësaj të shtune.

“Nga e shtuna ish-banorët e Big Brother VIP Kosova do të kthehen në shtëpi. Derisa sa i përket Prime të nesërm, do të jetë një Prime me shumë surpriza dhe emocione.

Por, disa persona do ta lënë shtëpinë”, ka thënë pos tjerash ai në një video të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat