Është përfolur për një lidhje me Kiarën, Roni reagon pas avantazhit të saj dhe flet për 'fortuna'

Mediale Vip

Është përfolur për një lidhje me Kiarën, Roni reagon pas avantazhit të saj dhe flet për 'fortuna'

Më: 14 mars 2023 Në ora: 06:35
Kiara dhe Roni

Pak muaj më parë në nisje të "Big Brother VIP", Kiara Tito u bë kryefjalë e mediave për një lidhje që u raportua se kishte me Roni Kokën (Renald Koka), djalin e biznesmenit Leonard (Nari) Koka. Roni më parë ka qenë i punësuar në Kryeministri. 

Mirëpo, Roni sqaroi asokohe se nuk është në një lidhje me moderatoren, duke deklaruar se ishte bërë personazh publik pa fakte dhe pa dëshirën e tij. 

“Duke mos qenë person publik, e ruaj privatësinë time dhe nuk jap sqarime për gjërat që kam pasur, kam dhe do të kem. Por, e sigurt është që nuk jam në një lidhje me Kiara Titon. Lajmet e pavërteta janë një shqetësim për të gjithë, ashtu si dhe për mua. Kërkoj mirëkuptimin e të gjitha mediave që kanë përmendur emrin tim, të sqarojnë për publikun që i ndjek situatën në fjalë dhe të marrin parasysh këtë deklaratë timen. Nuk jam i lidhur me Kiara Titon!”-deklaroi ai asokohe. 

E pikërisht kjo deklaratë ishte e përfshirë në 'avantazhin' që iu dha Kiarës para pak ditëve, kur produksioni i tregoi një video me titujt e mediave që ishin shkruar për të. Në lajmin e përzgjedhur shkruhej: "Roni vendos pikat mbi 'i' për lidhjen e shumëpërfolur me Kiara Titon". 

Mirëpo, pas kësaj ka ardhur një reagim nga Roni në profilet e tij private në mediat sociale. Në status që është publikuar nga "Kryefjala.com" ai shkruan: "Plaka ishalla vini butë se me ardh me fortuna ia hoqët pikat "i"".

Image
Postimi i Ronit

Nuk dihet se për çfarë fortune e ka fjalën ai, por statusi tashmë po bën xhiron e rrjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat