Nuk pritej kaq gjatë/ Sa do të zgjasë Big Brother Vip 2? E zbulon vetë Lori Hoxha

Mediale Vip

Nuk pritej kaq gjatë/ Sa do të zgjasë Big Brother Vip 2? E zbulon vetë Lori Hoxha

Më: 18 mars 2023 Në ora: 15:31
Lori Hoxha

Big Brother Vip 2 Albania është kthyer në një nga realityshow-t më të ndjekur në Shqipëri.

Edicioni i dytë vip ka nisur më 24 dhjetor, e ndërsa banorët brenda shtëpisë mendojnë se do të përfundojë për pak javë, jashtë thuhet tjetër gjë.

Ka qenë trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, ajo e cila ka publikuar në Instastory një bisedë me moderatoren e programit, Arbana Osmani, ku i shkruan asaj se edhe 3 muaj mbaron.

Image
Postimi i Lorit

Nuk dihet nëse kjo është një shaka nga Lori Hoxha apo fakt, megjithatë vlen të theksohet se akoma vazhdojnë hyrjet e reja në format.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat