Xhuli: Unë jam fituese e popullit

Mediale Vip

Xhuli: Unë jam fituese e popullit

Më: 20 mars 2023 Në ora: 07:44
Xhuli Nura

Modelja Xhylije (Xhuli) Nura rezultoi e treta në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova.

Spektaklin e madh e fitoi reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, gjersa i dyti përfundoi aktori i humorit, Vedat Bajrami.

Pas përfundimit të aventurës së madhe të BBVK, Xhuli dha një intervistë të shkurtër për ‘Prive’, ku foli për eksperiencën e saj të mrekullueshme.

Siç e ceka edhe më herët, karriera e disa njerëzve që janë më shumë se unë, ka ndikuar që unë të mos jem fituese sonte. Por unë jam fituese e popullit, dhe për mua kjo është numër një që ka vlerë”, ka thënë Xhuli.

Përgjatë 103 ditëve të qëndrimit në BBVK, bukuroshja nga Drenica u shqua si një pre konkurrenteve më të forta në këtë spektakël.

Ajo ka qenë një prej banoreve më të nominuara për të dalë, por publiku vazhdimisht e ka mbajtur brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat