Bebe Rexha publikon fotografi të rrallë nga fëmijëria

Mediale Vip

Bebe Rexha publikon fotografi të rrallë nga fëmijëria

Më: 20 mars 2023 Në ora: 19:26
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po përgatitet që më 28 prill të publikojë albumin e saj më të ri, ‘Bebe’.

Ndërkohë, ajo po vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “I”m Good (Blue)” publikoi për 10.7 milionë ndjekësit disa fotografi të ndryshme nga një fundjavë e kaluar me familjarë dhe miq në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Image
Bebe Rexha me prinderit

Në setin e fotografive që 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Instagram, bën pjesë edhe një fotografi e rrallë e saj e realizuar nga fëmijëria, ku shihet krahas prindërve: Flamur e Bukurije Rexha.

Familja e saj kanë prejardhje nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, por Bebe Rexha ka lindur dhe është rritur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi prindërit e saj shqiptarë ishin emigrantë atje.Artistja nuk ka hezituar asnjëherë që me krenari ta theksojë prejardhjen e saj shqiptare, teksa ka vizituar për herë të fundit Shqipërinë para tri viteve, kur ndodhi tërmeti famëkeq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat