Bëri fushatë në të gjithë shtëpinë për t’u bërë lider, por kjo banore ia mori votat Luizit

Mediale Vip

Bëri fushatë në të gjithë shtëpinë për t’u bërë lider, por kjo banore ia mori votat Luizit

Më: 21 mars 2023 Në ora: 10:15
Luiz Ejlli

Luiz Ejlli nuk ia doli dot që të zgjidhej lider i shtëpisë! Edhe pse tentoi e bisedoi me të gjithë banorët për t’i bindur që të ishte lider, duket se këta të fundit nuk u bindën mjaftueshëm.

Dje, banorët e “Big Brother Vip” votuan për të vendosur liderin e javës në shtëpi.

Ata u ndanë në dy grupe, vajzat në living, ndërsa djemtë në dhomën e grimit. Secili prej tyre votoi duke bërë zgjedhjen e vet, e me shumicë votash, lider i shtëpisë u shpall Jori, e cila ka edhe një avantazh në lojë.

Modelja mundi të siguronte 7 vota prej banorëve, 5 vota i mori Luizi dhe dy Dea.

Edhe Jori, si Luizi, bëri ‘fushatë’ për t’u bërë lider. Duket se modelja ia arriti, e tashmë ka kryer edhe procesin e ndarjes së detyrave brenda shtëpisë, duke i caktuar secilit banor një punë për të bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat