Vdes aktori i “Harry Potter”

Mediale Vip

Vdes aktori i “Harry Potter”

Më: 21 mars 2023 Në ora: 11:04
Paul Grant

Paul Grant, aktori që u shfaq në filmat “Star Wars” dhe “Harry Potter”, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Grant u gjet jashtë stacionit të trenit King’s Cross në veri të Londrës të enjten pasdite.

Ai u shpall i vdekur në orën 3:49 të mëngjesit të së hënës, por ishte deklaruar i vdekur truri më parë pas rënies së tij. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Vajza e tij, Sophie Jayne Grant, konfirmoi vdekjen e aktorit për Sky News.

“Jam zemërthyer… Asnjë vajzë nuk meriton që babai i saj t’i largohet… Ai ishte aq i njohur dhe i dashur [për punën e tij]. Ai iku shumë shpejt”, tha ajo.

Grant ka lënë të dashurën e tij Maria Dwyer, dy vajzat dhe një djalë, si dhe nipërit dhe mbesat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat