Andi dhe Gresa nisen për pushime në këtë shtet

Mediale Vip

Andi dhe Gresa nisen për pushime në këtë shtet

Më: 23 mars 2023 Në ora: 11:11
Andi dhe Gresa

Gresa dhe Andi nuk kanë pritur shumë pas përfundimit të Big Brother VIP që të bëjnë udhëtimin e parë së bashku.

Pasi morën rekomandime nga ndjekësit e tyre, ata kanë vendosur që të shijojnë bashkë për herë të parë një destinacion shumë interesant.

Çifti kanë zgjedhur Marokun, nga ku kanë postuar momente në rrjete sociale.

Andi me natyrën e tij gazmore duket të jetë “marokenizuar” shpejt, siç vërehet në një video të ndarë nga Gresa.

Kujtojmë se dyshja nisën aventurën televizive me datë 5 dhjetor. Ata me javët që kalonin krijuan një raport dashurie që afeksionoi publikun.

Andi u rendit i teti duke qëndruar 92 ditë në shtëpi, kurse Gresa preku gjysmëfinalen si e gjashta në lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat