Edhe Hailey falenderon publikisht Selena-n dhe flet për gjithë situatën e krijuar!

Mediale Vip

Edhe Hailey falenderon publikisht Selena-n dhe flet për gjithë situatën e krijuar!

Më: 25 mars 2023 Në ora: 06:58
Hailey- Selena

Në një postim në Instastory, Hailey ka falenderuar publikisht Selena-n pas deklaratës së kësaj të fundit.

"Dua të falenderoj Selena-n që foli, ndërsa unë dhe ajo kemi diskutuar këto javët e fundit se si ta kalojmë këtë situatë që po ndodh mes nesh."

Modelja 26-vjeçare vazhdoi:

"Javët e fundit kanë qenë shumë të vështira për të gjithë njerëzit e përfshirë dhe miliona njerëz kanë parë kaq shumë urrejtje përreth, që është kaq e dëmshme. Ndërsa rrjetet sociale janë një mënyrë fantastike për t'u lidhur dhe për të krijuar komunitete, momente si këto vetëm krijojnë ndarje ekstreme në vend që t'i bashkojnë njerëzit."

Më tej, Hailey shkruan:

"Gjërat mund të nxirren gjithmonë jashtë kontekstit ose të interpretohen ndryshe. Të gjithë duhet të jemi më të kujdesshëm për gjërat që postojmë dhe themi, përfshij veten time.

Në fund, unë besoj se dashuria do jetë gjithnjë më e madhe se urrejtja dhe negativiteti, dhe ka gjithmonë një mundësi për ta takuar njëri-tjetrin me më shumë empati dhe dhembshuri."

Fansat e Hailey-t dhe Selena-s së fundmi janë përfshirë në një "luftë" virtuale. Gjithçka nisi me një postim ku Sel tregonte vetullat dhe më pas, Kylie dhe Hailey postuan një foto të vetullave të tyre. Njerëzit menduan se u tallëm me aktoren dhe këngëtaren. Më pas, Selena komentoi në një video të vjetër, në të cilën Hailey tallej me mikeshën e Sel, Taylor Swift. Që atëherë, fansat e Selena-s nuk u ndalën.

Tani, mesa duket dy vajzat janë sqaruar me njëra-tjetrën dhe po përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë me publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat