Armaldo tregon sa paguhet nga puna që bën, shumë e habitshme

Mediale Vip

Armaldo tregon sa paguhet nga puna që bën, shumë e habitshme

Më: 25 mars 2023 Në ora: 11:08
Armaldo Klogjeri

I eleminuari i fundit nga “Bg Brother”, Armaldo në një paraqitje televizive ka folur për pagën që merr si tenor.

“Jam kthyer për të jetuar pranë njerëzve të mi dhe familjes sime. Ne në fakt këtë vit kishim një fat të madh që na u rrit paga. U zgjuam në mëngjes dhe thamë që paska një gjë të vërtetë. Unë paguhem 1.2 milionë lekë të vjetra”, ka deklaruar Maestro.

Gjatë temës kryesore të diskutimit, ikja e të rinjve në emigrim, ai tregoi disa detaje nga vendimi i tij për tu rikthyer në atdhe.

“Të shikosh këto shifra largimesh është e frikshme. Ata kanë një model që i frymëzon për të ikur. Shohin një deputet ministër që pasurohet shumë shpejt. Në fund fare ne që punojmë ndershmërish paguhemi shumë pak. Kur të dalim në pension a do të kemi para për të marrë?!”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat