Nominimi i fortë me Oltën – Luizi përlotet kur sheh Kiarën duke bërë valixhet gati

Mediale Vip

Nominimi i fortë me Oltën – Luizi përlotet kur sheh Kiarën duke bërë valixhet gati

Më: 25 mars 2023 Në ora: 17:05
Kiara dhe Luizi

Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë në nominim dhe njëra prej tyre pritet të largohet sonte (e shtunë) nga Big Brother VIP Albania.

I përfshirë në këtë mes është edhe partneri i moderatores së njohur, artisti Luiz Ejlli, pasi e ka thënë disa herë se e do Kiarën në finale.

Gjatë ditës së sotme derisa prezantuesja po bënte gati valixhet, ylli nga Shkodra është parë duke qarë.

Ai beson se Tito është më e rrezikuar në këtë nominim dhe se mes tyre do të dalë ajo.

Kjo ka bërë që të mërzitet Luizi meqë me Kiarën kanë krijuar një afrimitet të madh.

Çifti po shijojnë një lidhje dashurie brenda BBVA që një kohë, madje kanë sjell edhe shumë momente të bukura e gazmore së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat