Olta tenton të puthë Luizin, ai fton Jorin në suitë

Mediale Vip

Olta tenton të puthë Luizin, ai fton Jorin në suitë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 16:11
Jori dhe Luizi

Ashtu siç pati premtur, pasi Kiara doli nga shtëpia, Olta shkoi të puthë Luizin, gjest ky, për të treguar “hakmarrje”, apo për t’i kthyer atij “reston”.

Ajo i tha Luizit që ta puthte në faqe, por ky i fundit refuzoi duke thënë se ata bashkë do puthen vetëm në finale.

Olta ia pati thënë edhe Kiarës, që nëse ajo do dilte të shtunën nga shtëpia, ajo do puthte Luizin, njëjtë siç ky i fundit, ia bëri kur doli Maestro.

Luizi doli në oborr dhe nisi të ngacmonte Jorin. Ai e ftoi atë të flinin bashkë në suitë. Kjo e fundit i tha Luizit se ajo e sheh atë si vëlla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat