Rikthehet sezoni i tretë i “The Kardashians” – Kim shfaqet duke qarë në ‘trailer’

Mediale Vip

Rikthehet sezoni i tretë i “The Kardashians” – Kim shfaqet duke qarë në ‘trailer’

Më: 28 mars 2023 Në ora: 12:05
Kim Kardashian

Traileri i parë për sezonin e tretë të ‘reality show’-t “The Kardashians” debutoi të hënën në mëngjes.

Dhe videoklipi premtoi shumë ‘dramë’, ndërsa në sfond po ashtu dëgjohej një këngë rap.

Khloe Kardashian thekson se do të donte t’u thoshte fansave se do të jetë një sezon relaksues, por fatkeqësisht ka shumë dramë.

Image
Kim Kardashian

Disa nga pikat kryesore përfshijnë: Kim Kardashian që shpërtheu në lot pasi i bërtiti dikujt jashtë kamerës, rikthimi i Scott Disick dhe Kourtney Kardashian duke u ankuar për ‘besnikëri’.

Kris Jenner ndau klipin me mbishkrimin: “Sezoni 3 i The Kardashians premierë më 25 maj në Hulu”.

“Ndihem shumë mirë që jam kthyer”, shtoi ajo.

Sezoni i tretë i “The Kardashians” do të shfaqet premierë më 25 maj në Hulu, me episode të reja çdo të enjte.

“Dëgjoni, të gjithë kanë të vërtetën e tyre se si mendojnë se diçka ka ndodhur…”, fillon Kim.

Më vonë themeluesja e “SKIMS” shton: “Pra, le të flasim për të”.

Ish-bashkëshortja e Kanye West – me të cilin ka katër fëmijë – shihet gjithashtu duke qarë.

“Do të doja t’ju thoja se ky do të jetë një sezon i butë, relaksues, i qetë… por nuk është”, tha Khloe në një intervistë.

Ajo është parë gjithashtu me një kostum ngjyrë gri të hapur kur është ulur në një divan ndërsa duket shumë e trishtuar.

Në të kaluarën, ka pasur shumë rrëfime për ish-partnerin e saj, Tristan Thompson, me të cilin ka dy fëmijë: vajzën True dhe një djalë.

Nuk ka asnjë ndjenjë besnikërie”, thotë Kourtney, e veshur krejt me të zeza, teksa shihet e ulur në një divan.

Në të kaluarën, ylli 43-vjeçar e ka bërë të qartë se nuk ndihet rehat që çështjet e Scottit janë një pikë e komplotit kur bëhet fjalë për të dhe bashkëshortin e ri, Travis Barker.

Jenner ka një histori të problemeve shëndetësore të lidhura me ankthin.

Kylie Jenner thotë se duhet të bëjnë më shumë punë bamirësie.

“Ne kemi ndikim të madh, çfarë po bëjmë me fuqinë tonë?”, komenton themeluesja e “Kylie Cosmetics”.

Gjithçka do të nisë, aty ku përfundoi sezoni e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat