Jori Delli thotë se i ka shkruar Mario Balotelli

Mediale Vip

Jori Delli thotë se i ka shkruar Mario Balotelli

Më: 28 mars 2023 Në ora: 12:26
Jori Delli

Jori Delli ka qenë duke bërë një bisedë në dhomën e ndenjes me Gertin dhe Kristi Aliajn.

Fotografi nga Shkodra e ka pyetur se çfarë meshkuj i pëlqejnë dhe modelja shqiptare nuk hezitoi të përgjigjej.

Ajo tha se nuk i pëlqen fare biondët, por që pavarësisht kësaj ka qenë e lidhur me një mashkull të tillë.

“Nuk më pëlqejnë fare biondët, por kam qenë me një biond. Më pëlqen, dua një që duket më burrë. Më pëlqejnë brazilianët. Neymari më pëlqen”, u shpreh ajo.

Teksa filluan të flisnin për futbollistët, Kristi i tha se pëlqen Mario Balotellin, për të cilin Jori tha se i ka shkruar.

“Balotelli nuk më pëlqen fare. Më ka shkruar, por ka qenë shumë me respekt. Se kur iu përgjigja unë që i thashë se kam një marrëdhënie, ai më kërkoi falje”, tha mes tjerash Delli.

Jori përndryshe po pëlqehet mjaft shumë për lojën e saj brenda BBVA, batutat dhe ngacmimet që po bën me konkurrentët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat