Banorët flasin për nominimet dhe zbulojnë planet e tyre: Thikë me dy presa nëse del Olta në fund

Mediale Vip

Banorët flasin për nominimet dhe zbulojnë planet e tyre: Thikë me dy presa nëse del Olta në fund

Më: 1 prill 2023 Në ora: 10:47
Fotini i tha Nitës se do fliste me Jorin në mënyrë që ato të shpëtojnë njëra-tjetrën.

Gerti është shpallur fitues i dy sfidave që iu caktuan të gjithë banorëve nga Vëllai i Madh. Ai fillimisht fitoi sfidën e fotosesionit të ‘Pierre Cardin Home’ dhe më pas zbuloi edhe 9 sekrete të banorëve, duke fituar kështu edhe sfidën e sekreteve.

Për këtë arsye, Gerti gjatë prime-t të sotëm do të ketë një avantazh në lojë. Teksa Nita dhe Fotini po flisnin rreth kësaj çështje, ato aluduan se çfarë mund të ketë si avantazh.

Teksa po mendonin se mund të kishte një zinxhir shpëtimi, Fotini i tha Nitës se do fliste me Jorin në mënyrë që ato të shpëtojnë njëra-tjetrën.

Gjatë bisedës që po bëhej mes tyre, në një moment në dhomë futet edhe Gerti. Ai pyet vajzat se cilin prej banorëve të shpëtoi të parin, nëse i vjen mundësia e zinxhirit të shpëtimit.

Gerti tha se ai po mendon që të lë Oltën në fund, sepse e do atë jashtë shtëpisë. Nga ana tjetër, Fotini u shpreh se nëse Olta qëndron te tre banorët e fundit, atëherë ajo është e fituar, sepse është lojtare e fortë.

Ndonëse, Vëllai i Madh i ka paralajmëruar disa herë banorët që të mos flasin për nominimet, sepse në këtë mënyrë shkelin rregullat, këta të fundit kanë bërë një vesh shurdh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat