Fjalët e para të Oltës pas largimit nga Big Brother VIP Albania

Mediale Vip

Fjalët e para të Oltës pas largimit nga Big Brother VIP Albania

Më: 1 prill 2023 Në ora: 22:38
Olta Gixhari

Olta Gixhari është larguar nga Big Brother VIP Albania.

Aktorja dha lajmin e ka bërë të ditur në spektakël duke qenë se gjatë javës ka qenë në një gjendje të rënduar emocionale.

Pasi shkoi në studio, Olta tha se e ka prioritet familjen e saj. Aktorja tha se ende nuk e beson që ka ndenjur aty për 100 ditë. 

“Prioriteti im është djali dhe familja ime, unë e kam fituar Big Brother. Kjo ishte aventura  më e çmendur në jetën time, zgjedhja më e çmendur, nuk më besohet që kam qenë pjesë e Big Brother, një ëndërr për mua, kam luajtur me gjithë energjinë time”, u shpreh Olta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat