12 vite nga vdekja e vajzës, rrëfehet aktori: Mjekët nuk e diagnostikuan në kohë sëmundjen

Mediale Vip

12 vite nga vdekja e vajzës, rrëfehet aktori: Mjekët nuk e diagnostikuan në kohë sëmundjen

Më: 3 prill 2023 Në ora: 16:28
Ylli i skenës dhe i filmit, Jason Watkins

Ylli i skenës dhe i filmit, Jason Watkins u shfaq në ‘Good Morning Britain’ të enjten me gruan e tij Clara Francis teksa flisnin për vajzën e tyre të ndjerë Maude.

Vajza vdiq në vitin 2011, vetëm dy vjeç, pasi vuante nga semundja e ‘sepsis’, të cilën mjekët fillimisht nuk arritën ta diagnostikonin.

Aktori tha se vdekja e Maudie ishte “gjëja më e vështirë që mund t’i ndodhte një prindi”.

“Isha aty kur ajo doli nga spitali për herë të dytë. Ajo kishte vështirësi në frymëmarrje, një simptomë e zakonshme e sepsës. Ajo rrotulloi sytë”, shtoi ai.

Ndërkohë, njerëzit lanë shumë komente në Twitter. Disa prej tyre janë vërtetë prekëse: “Jason dhe Clara janë njerëz të guximshëm. Dokumentari pa dyshim që do të rrisë ndërgjegjësimin për këtë sëmundje dhe do të shpëtojë jetë; Absolutisht zemërthyese; Unë mund të shoh se ata janë shumë të thyer, kjo është e tmerrshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat