Babai i Gerard Pique e dëboi nga banesa, çfarë fshihet pas mesazhit të lamtumirës së Shakirës!

Mediale Vip

Babai i Gerard Pique e dëboi nga banesa, çfarë fshihet pas mesazhit të lamtumirës së Shakirës!

Më: 4 prill 2023 Në ora: 13:30
Shakira

Shakira është në kërkim të një jete të re së bashku me dy djemtë e saj, pas ndarjes jo të lehtë me ish-futbollistin, Gerard Pique.

Në një mesazh lamtumire në Instagram, ajo thumboi Pique dhe falënderoi gjithashtu fansat e saj spanjollë dhe qytetin e Barcelonës që i mësuan asaj se ‘miqësia zgjat më shumë se dashuria’.

Një pjesë e arsyes pse Shakira po largohet nga Barcelona është se ajo është dëbuar nga  shtëpia e saj nga ish-vjehrri i saj.

Babai i Gerard Pique, Joan, i ka dërguar Shakirës një njoftim dëbimi nga rezidenca e tyre në periferi të Barcelonës.

Prona kaloi në pronësi të tij kur çifti i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Joan Pique i dërgoi Shakirës një letër ku i tha se duhej të dilte nga rezidenca deri në fund të prillit ose do të përballej me një gjobë të madhe.

Raportohet se Shakira do të transferohet përgjithmonë në Miami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat