Reperi shqiptar së shpejti bëhet baba për herë të tretë, zbulohet gjinia e bebit

Mediale Vip

Reperi shqiptar së shpejti bëhet baba për herë të tretë, zbulohet gjinia e bebit

Më: 17 prill 2023 Në ora: 16:53
Këngëtari i njohur Lyrical Son

Këngëtari i njohur Lyrical Son po bëhet sërish baba për herë të tretë.

Burimet për “Prive” kanë treguar se bashkëshortja e tij, Gresa është në pritje të një djali. Dhe pse lajmi nuk është konfirmuar ende nga çifti, thuhet se ata kanë vendosur ta mbajnë sekret lajmin.

Çifti të cilët janë së bashku prej 10 vitesh tashmë, janë prindër të dy vajzave me emrin Eva dhe Erika.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi mundohet të jetë herë pas here aktiv në rrjete sociale dhe shumica e postimeve që ai ndan, i dedikohet familjes së tij të bukur me të cilën është tepër i lidhur.

Gjatë një interviste të dhënë kohë më parë, reperi rrëfeu se mjekët i kanë kërkuar që të abortonin njërën nga vajzat, e cila për fat të mirë tani është shëndoshë e mirë me familjen e saj.

“Kam parë fëmijë në spitalin e Kosovës me sëmundje të ndryshme, kam pasur edhe vetë një problem me Erikën, mjekët na thonin ta abortonim Erikën që tani po qëndron këtu me mua, është gjallë, faleminderit Zotit. Sa i përket gjinisë, për mua vetëm të jetë shëndoshë e mirë. Jam shumë i kënaqur me gocat. Janë gjëja më e bukur që më kanë ndodhur ndonjëherë. S’ka mëngjes që nuk vijnë të më përqafojnë, të këndojnë, të më duan. Unë vetë nuk kam zgjuar ndonjëherë kështu në mëngjes për babain tim. Unë kam kërkuar para: “Babë, pare”, deklaroi Lyrical.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat