“Nuk të lë të rrish kot”/ Luizi dhe Dea bëjnë plane kundër Qetsorit

Mediale Vip

“Nuk të lë të rrish kot”/ Luizi dhe Dea bëjnë plane kundër Qetsorit

Më: 22 prill 2023 Në ora: 15:33
Dea Mishel dhe Luiz Ejlli

Dea Mishel dhe Luiz Ejlli kanë bërë ‘plan’ se si do të murosin Qetsor Ferrunajn nëse shkon në finale.

Ideja nisi kur Dea tha se nëse shkojnë në finale ata të tre, do të ndërtojnë gjëra të bukura. Më pas Luizi thotë se mund të murosin Qetsorin si Rozafën.

Dea: Nëse shkojmë në finale unë ti dhe Qetsori do të bëjmë gjëra të bukura

Luizi: Ça do bëjmë?

Dea: Do ndërtojmë një shtëpi të vogël, se ky nuk të lë të rrish kot

Luizi: Po murosim Qetsorin si Rozafën. E vëmë njërën dorë jashtë, këmbën, syrin dhe gjoksin. O Qetsor, nëse je në finale, jam dhe unë dhe Dea, pak rëndësi kush është i katërti, do të bëjmë një tip muri me gur, do të murosim ty si Rozafën. Të jesh legjenda e Big Brother

Qetsori: Nuk ju ka shkuar mendja keq

Luizi: Do të të savatojmë mirë. Do të murosim unë e Dea

Qetsori: Do jetë Dea thua?

Luizi: Nëse nuk është Dea nuk e bëj dot, se do arkitekt kjo punë

Qetsori: Ça do më lini jashtë?

Luizi: Këmbën, dorën, syrin, me ta lënë gjoksin jashtë për ça?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat